Rrjet nyjesh të ndërlidhura që tregon si idetë dhe sjelljet lidhen mes tyre

Gjithçka është e lidhur është ideja se idetë, zakonet, mjedisi dhe identiteti formojnë një rrjet të vetëm ku çdo element forcon të tjerët. Ndrysho një nyje dhe modeli përreth ndryshon me të.

Gjithçka osht e lidhun.

Kjo nuk osht filozofi abstakte. Osht realitet praktik.

Çdo veprim që merr krijoj valë që shtrihen ma larg se çka mundesh me pa. Çdo vendim që merr ndikon në njerëz dhe situata që kurrë nuk do i njohësh.

Kur e kupton këtë lidhje, gjithçka ndryshon.

Kapitulli IValët e veprimit

Hidh ni gur në ujë.

Valët shtrihen jashtë. Ato prekin brigjet që guri vetë kurrë nuk do i arrinte. Prekin peshqit që kalojnë. Ndryshojnë sipërfaqen për çaste.

Veprimet e tua janë si ai gur.

Ti vepron. Krijohen valë. Ato valë prekin gjana që ti kurrë nuk do i dish. Janë lidhjet e padukshme.

Hartë e internetit që tregon si rrjete të dendura formohen nga lidhje të thjeshta

Kapitulli IIRrjeta e ekzistencës

Imagjino ni rrjetë të madhe gjigante.

Çdo pikë lidhëse osht ni person, ni ngjarje, ni vendim. Fijet mes tyre janë lidhjet. Kur lëviz ni pikë, e tërë rrjeta dridhet. (Lexo me shume rreth Identiteti i hijes.)

Ti je ni pikë në këtë rrjetë. Çdo lëvizje që bân e lëkund rrjetën.

Nuk mundesh me veprue i izoluem. Izolimi osht iluzon.

Kapitulli IIIPërgjegjësia që vjen

Kur e kupton lidhjen, e kupton përgjegjësinë.

Nëse veprimet e tua krijojnë valë, ti je përgjegjës për ato valë. Jo vetëm për efektet e menjëhershme që mundesh me pa. Për të gjitha efektet, të dukshme dhe të padukshme.

Kjo nuk osht barrë. Osht fuqi.

Nëse çdo veprim krijoj valë, çdo veprim rëndësi ka. Asgjë nuk osht e parëndësishme. Çdo zgjedhje kontribuon diçka në rrjetën e ekzistencës. (E lidhur: Pasqyra Kurrë Nuk Gënjen.)

Kapitulli IVEfektet e vogla

Veprimet e vogla mund të kenë efekte të mëdha.

Ni buzëqeshje ndaj ni të huaji që po kalon ni ditë të vështirë. Ni fjalë inkurajimi ndaj dikujt që po dyshon. Ni moment durimi kur irritimi do ish i lehtë.

Këto gjana të vogla krijojnë valë që ti kurrë nuk do i gjurmosh. Por valët janë reale.

Mos e nënvlerëso të voglën. Në ni botë të lidhun, e vogla mundet me u amplifikue në të madhe.

Diagram kauzal që tregon si ciklet e reagimit mes variablave krijojnë efekte të përbëra

Kapitulli VJi AI NJËRI

AI NJËRI e kupton lidhjen.

Vepron me vetëdije që veprimet krijojnë valë. Merr përgjegjësinë që vjen me lidhjen. (E lidhur: Ji gati me u testu prej jetës.)

AI NJËRI nuk vepron sikur të ishte i izoluem. E din që çdo zgjedhje kontribuon në tërësinë.

Gjithçka osht e lidhun.

Veprimet e tua rëndësi kanë ma shumë se sa mendon.

Ji ai njëri që vepron me vetëdije.

Ji ai njëri që e kupton rrjetën.

Ji ai njëri që krijon valë me qëllim.

Kapitulli VISources

  • Robins, L. N., Helzer, J. E., Hesselbrock, M., & Wish, E. (2010). Vietnam Veterans Three Years After Vietnam: How Our Study Changed Our View of Heroin. American Journal on Addictions. PubMed link
  • Wood, W., & Neal, D. T. (2007). A new look at habits and the habit-goal interface. Psychological Review, 114(4), 843-863. APA PsycNet
  • Meadows, D. H. (2008). Thinking in Systems: A Primer. Chelsea Green Publishing. Publisher page

---

Gati ta vesh ne praktike? Merr vleresimin Shadow vs Phoenix dhe shiko ku qendroni vertet.

VA
Rreth Autorit

Valon Asani

Themelues · BE THE ONE

Valon Asani eshte themeluesi i BE THE ONE, nje sistemi vetezhvillimi i ndertuar mbi identitet, disipline dhe ritual ditor. Ai eshte gjithashtu themeluesi i dua.com, platformes me te madhe te diaspores shqiptare me mbi 1,1 milion perdorues, dhe CEO i MIK Group, nje grup biznesi zviceran ne ndertim, patundshmeri dhe infrastrukture. Puna e tij mbi BE THE ONE doli nga hendeku qe ai hasi mes drejtimit te kompanive reale dhe ndjenjes se dickaje thelbesore qe ende mungonte.